E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdanovic: Mos mbani kot zgjedhje në veri

Ministri për Kosovën në Serbi Goran Bogdanovic, u ka kërkuar edhe njëherë serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok që te mos i mbajnë zgjedhjet lokale. Sipas tij në Kosovë mund të përsëriten trazirat e marsit të vitit 2004. Kështu ka thënè Bogdanovic, për televizionin Most të Zveçanit, citohet nga B92.

Sipas Bogdanovic, Prishtina do të përpiqet të bëjë “diçka të ngjashme ose të njëjtën si në 17 mars 2004”. “Ne kemi informacione se në Prishtinë po bëhen përgatitje serioze dhe për këtë arsye është mirë që prezenca e forcave ndërkombëtare është rritur”, tha Bogdanovic për Most TV.

Ministri serb Bogdanovic u ka kërkuar edhe njëherë serbëve në Zveçan dhe Zubin Potok që te mos i mbajnë zgjedhjet lokale duke i paralajmëruar se asnjë qeveri serbe nuk do ta njohë rezultatin e këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›