E Diel, 1 Nëntor 2026

Besimtarët rusë “mbrojnë” fenë ortodokse

Mijëra besimtarë janë tubuar para katedrales kryesore në Rusi, pas thirrjeve të liderëve religjiozë për një ditë të lutjeve “në mbrojtje” të fesë së krishtere ortodokse.

Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kirill, e udhëhoqi meshën e mëngjesit në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë, e pastaj filloi procesioni në të cilin besimtarët bartnin ikona dhe pasuri tjetër, për të cilat autoritetet fetare thonë se “janë ndotur” nga një valë e dyshuar e sulmeve kundër Kishës.

Liderët fetarë ortodoksë thonë se veçanërisht janë të zemëruar me grupin e vajzave, Pussy Riot, që në muajin shkurt e ndërpreu shërbimin në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar me një këngë, me të cilën kritikohej lidhja e Kishës me Vladimir Putinin, i cili i fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin maj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›