Bogdanovic Serbet masivisht ne zgjedhjet e 12 dhjetorit

Ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit ne Kosoves do te marrin pjese me shume serbe se ne zgjedhjet e shkuara.
Keshtu ka deklaruar ministri per Kosoven ne qeverine serbe Gordan Bogdanovic i cili ka shtuar se kjo nuk eshte per politiken e ndjekur nga qeveria serbe.
Kete qasje te serbeve e kuptoj por kjo nuk do te thote qe e perkrah. E kuptoj sepse serbet ne jug te Ibrit jetojne ne kushte shume te veshtira se serbet ne Veri. Nuk kane liri te levizjes jetojne ne rrethim i cili nuk eshte miqesor. Ata kane theksuar se nuk duan te kene perfaqesues ne institucionet e Kosoves te cilet nuk do te punojne per interesa te bashkesise serbe por per veten ka thene Bogdanovic ne nje interviste per agjencine Beta.
Ai ka bere apel serbeve te Kosoves qe te mos bien pre e provokimeve ne zgjedhjet pasi sipas tij me e rendesishmja eshte qe atje te ekzistoje paqja sepse te gjitha te tjerat do te ishin humbje ne Kosove ka thene ai. Bogdanovic shtoi se qellimi dhe interesi i Beogradit eshte qe zgjedhjet ne Kosove askush te mos i shfrytezoje per ndryshimin e realitetit ne terren vecmas ne Veri dhe te tentoje te krijoje tensione te reja.