E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdanoviç akuzon KFOR-in për dhunë ndaj serbëve

Ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë Goran Bogdanoviç ka akuzuar KFOR-in dhe EULEX-in për dhunë ndaj komunitetit serb në zonën e Leshakut në veri të Kosovës.

"Demonstrimi i forcës dhe shqetësimi i banorëve rreth marrjes së një eskavatori flet shumë qartë se dhuna dhe aktet e njëanshme ndaj popullatës serbe në veri janë duke vazhduar, ka thënë Bogdanoviç. Nuk kam asgjë kundër që të hetohet kush e ka djegur pikën në Jarinje, më 27 qershor, por mënyra në të cilën është vepruar ku është demonstruar forca, është e papranueshme ka thënë ai.

Ai më tej ka shtuar se është shqetësues pse zyrtarët lokalë nuk janë njoftuar për aksionin e forcave ndërkombëtare të sigurisë dhe se për këtë ka qenë arritur marrëveshja me komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›