Modric refuzon të luajë për Tottenhamin

Tottenham raportohet se është tronditur pasi Luka Modric ka refuzuar të udhëtojë me ekipin te Manchester United.
The Sun shkruan se Modric ka bërë grevë dje, pasi Chelsea ka bërë ofertë zyrtare në vlerën e 30 milionë paund për kroatin. Dhe mesfushori i ka thënë trajnerit Harry Redkapp se ai nuk e ka në plan të luajë më për klubin.
“ Ai nuk do të jetë me ne nesër. Ai ka një dëmtim me të cilin ka mundur të luajë, por ai nuk e ka mendjen në rregull tani. Ne kemi nevojë që kjo të zgjidhet”, ka thënë mbrëmë Redkanpp.
Burime brenda klubit londinez thonë se Luka është i paepur të largohet dhe t`i bashkohet Chelseat.