E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Vendoret ne shesh me opoziten

Kryesocialisti Edi Rama i beri thirrje te gjithe pushtetareve vendore socialiste te nisin organizimin e protestave ne te gjithe Shqiperine. Vec te tjerave Edi Rama e vuri theksin ne aleancen me biznesin kunder qeverise.

Te gjitha bashkite dhe komunat qe mbrojne interesat e qytetareve qe shprehin ambicien e komuniteteve per nje jete cilesisht me te mire duhet te angazhohen ne nje levizje te madhe sensibilizuese dhe nxitese te protestave ne te gjithe territorin e RSH ku ka kryetare te bashkive dhe komunave te vetedijshem per kete drame qe po kalon sipermarrja tha Edi Rama kryetar i PS-se.

Rama akuzoi qeverine per paaftesi ne menazhimin e ekonomise ne vend. 60 ndryshime te taksave fiskale vetem brenda nje viti jane prova me e qarte e deshtimit ekonomik tha Rama.

Historia e kasave fiskale besoj se eshte nje episod shembullor qe deshmon qasjen e qeverise ndaj kesaj kategorie dhe qe tregoi me se miri se si per perfitime te medha abuzive qeveria eshte ne gjendje te beje deme te medha drejt per drejt vijon Rama. Deklaratat e kryesocialistit u bene gjate nje takimi me pushtetaret vendore socialiste dhe perfaqesues te biznesit te vogel.

Dorian Kodra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›