E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosja Gjini rikthehet ne Fakt

Ish-zyrtari

Gjykata e Tiranes ka celur rigjykimin per ish-sekretarin e pergjithshem te Ministrise se Punes dhe Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta Spartak Gjini nen akuze per korrupsion pasiv gjate tenderimit per rikonstruksionin e godines se kesaj ministrie. Rigjykimi i ish-zyrtarit behet pas prishjes se vendimeve nga Gjykata e Larte te Shkalles se Pare dhe Apelit ne te cilat Gjini denohej me dy vjet e gjashte muaj heqje lirie si dhe heqje te se drejtes per te ushtruar funksione publike per tre vjet. Se bashku me Gjinin keto gjykata kishin shpallur fajtor per korrupsion edhe dy shtetas te tjere Llambi Tarka dhe Fiqiri Pali. Por Kolegji Penal i Gjykates se Larte cmoi se duke qene se ishte bere gjykim i shkurtuar per ish-sekretarin e pergjithshem ne ministri e njekohesisht edhe kryetar i Komisionit te Ofertave per Prokurimet duhej konkluduar jo vetem ne fashikullin hetimor por edhe ne marrjen e disa provave te kerkuara nga mbrojtja dhe qe nuk ndodheshin ne kete fashikull.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›