E Diel, 1 Nëntor 2026

Bojkot censunsit. Minoriteti maqedonas Penalizohemi

Kreu i Partisë së Aleances Maqedone per Integrim Edmont Themelko në nje prononcim per AS ka konfirmuar bojkotimin nga ana e minoritetit maqedon  të censusit te popullsise dhe banesave. Ky vendim është marrë sepse minoroitetit maqedon penalizohet nëse e deklaron origjinën e tij duke qenë se nuk figuron në regjistrat e shtetit shqiptar.

“Ligji i censusit me nenin 20 ka bërë që të mos jetë e mundshme që të gjithë shtetasit shqiptarë që janë me origjinë maqedonase të deklarohen  lirshëm sepse në atë nen ka penalizime për të gjithë ata shtetas shqiptarë që janë me origjinë maqedonase që nuk njihen nga shteti. Në qoftëse deklarohen si maqedonas do kenë penalizime me gjobë deri në 100 mijë lekë”- tha Themelko.

Duke renditur zonat e banuara nga minoriteti maqedon Themelko e konsideron ligjin antikushtetues pasi statistikat e shtetit shqiptar sipas tij janë të mbështetura në regjistrimin e popullsisë të bërë gjatë sistemit të mëparshëm kur nuk kishte pyetje për përkatësinë etnike.

"Këta shtetas që janë me origjinë maqedonase nuk njihen nga shteti shqiptar sepse statistikat që disponon shteti shqiptar momentalisht janë të gjithë statistika të sistemit të mëparshëm sepse gjatë kohgës së demokracisë nuk është bërë asnjeherë një rregjistrim ku të ketë graft ë përkatëisë etnik ku secili shtetas të deklarohet lirshëm se cilës grupi etnik I përket”- tha Themelko.

Censusi pritet të fillojë në 1 tetor me gjithë polemikat që ka shkaktuar miratimi i tij tek minoritetet dhe shoqëria civile.

Jorgjeta Gjanci                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›