E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakti me Greqine Haxhinasto Gati negociatoret

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto thekson se marrëveshja e ujrave me Greqinë do të realizohet bazuar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Haxhinasto shton se për paktin detar do të ngrihet grupi i punës i cili do të punojë paralelisht me atë grek. Sipas tij, Shqipëria nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë asnjë lloj presioni rreth paktit detar dhe se marrëveshja e ujrave do të përmbyllet në bazë të ligjeve dhe interesave të shqiptarëve.

“Mund të them që kemi disenjuar komisionin përkatës, përbërjen e tij. Ky komision do të plotësohet nga përfaqësues të institucioneve respective të cilat do të jenë pjesë e ekipit I cili do të shqyrtojë me palën greke të gjithë hapësirat dhe mundësitë për ta konkluduar marrëveshjen në fjalë”- tha Haxhinasto.

10 pikat e paktit kombëtar të opozitës, Haxhinasto i shikon me pesimizëm. Ndërkohë që përgjegjësinë për përgjigjen e Brukselit më 12 tetor, ministri i Jashtëm ia faturon opozitës për stategjinë e saj politike për bojkotin e parlamentit.

“Bojkoti I institucioneve, bojkoti I parlamentit, ka qenë një strategji e opozitës. Kjo do të thotë që përderisa bojkoti, mosangazhimi, mospjesëmarrja është një strategji politike, sigurisht që edhe sikur të kishin qenë katërfish ofertat që kanë qenë në tryezën e opozitës ato do ishin refuzuar. Megjithatë, mund t’ju garantoj se maxhoranca e ka të gjithë përgjegjësinë e duhur që procesi i integrimit të vazhdojë ta ketë si prioritar, pa bërë asnjë koncension përsa I përket legjitimitetit ” Haxhinasto.

Ministri i Jashtëm bëri me dije se qeveria nuk ka bërë dhe s'do të bëjë koncension me opozitën për sa i takon parimeve demokratike dhe legjitimitetit, gur që sipas tij, kryesocialisti po e përdor në kurriz të integrimit.

Erjon Ajazi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›