Ndaloni azilkerkuesit shkelja e Shengenit ne forumin BE- Ballkan
Ndërsa në Evropë rritet shqetësimi për numrin gjithnjë e më të madh të azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria nuk renditet në listën e shteteve që kanë shkelur rregullat e Shengenit. Megjithatë Komisioni Europian nuk ka nguruar të paralajmërojë edhe Tiranën zyrtare , përmes një letrë që komisionierja për Drejtësinë e Punët e Brendshme, Sesilia Malmstrom I dërgoi pak ditë më parë ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, sikurse dhe ministrave të brendshëm të vendeve që kanë përfituar nga heqja e vizave.
“Letra ka të bëjë me një çështje të rëndësishme, sepse shumë vende anëtare te BE-së kanë konstatuar një shtim të numrit të azilkërkuesve të ardhur nga këto vende. Ky është një element me shumë rëndësi, sepse siç kemi thënë edhe më parë, bëhet fjalë për kërkesa azili që nuk kanë elemente e arsye që të pranohen. Nga ana tjetër, ato rrezikojnë të krijojnë probleme në vendet e anëtare, dhe në përgjithësi në Bashkimin Evropian. Pra, duhet bërë shumë kujdes me këtë problem”- tha zëdhënësi i komisioneres Malmstrom, Michele Cercone.
Çështja e liberalizimit të vizave dhe shqetësimet e Bashkimit Europian mbi mosrespektimin e këtij rregjimi do të jenë temë e diskutimit edhe në forumi BE-Ballkani Perëndimor që do të nisë të hënën në Ohër të Maqedonisë. Zëdhënësi i Malstrom sqaroi se KOmisioni Evropian nuk ka vërejtje konkrete për Shqipërinë, por alarmi i ngritur në BE në lidhje me shtimin e numrit tw azilkërkuesve sipas tij duhet të shërbejë si kujtesë për të mos shkelur rregullat e Shengenit.
“Por duhen shtuar patjetër përpjekjet, të cilat nuk kanë munguar as deri tani nga ana e qeverisë me anë të fushatës sensibilizuese dhe të informacionit të kërkuar nga Komisioni.Mirëpo, mekanizmi i vëzhgimit që kemi krijuar na sinjalizon se ka një problem dhe ne duhet t’i japim përgjigje këtij problemi të evidentuar tashmë”- tha Cercone.
Forumi BE-Ballkani Perëndimor, ku merr pjesë edhe Shqipëria organizohet nga Presidenca polake dhe Komisioni Evropian. Qëllimi i tij është afrimi e vendeve të rajonit me BE-në, analiza e problemeve që po e ngadalësojnë këtë integrim siç janë: korrupsioni, shkeljet financiare, emigracioni i paligjshëm si dhe trafiku i qenieve njerëzore dhe i armëve.
Gjovalin Kola