Bojkot shkollës për anglishten, nxënësit s` duan italishten gjuhë të parë

Prej 12 ditesh 60 nxenes te dy klasave te treta te shkolles 9-vjeçare nr 1 ne qytetin e Krujes kane bojkotuar mesimin ne shenje proteste, pasi ne shkollen e tyre nuk zhvillohet si gjuhe e huaj anglishtja. Nxenesit e klasave te treta te kesaj shkolle kane si lende te pare italishten.
Ashtu si shprehen vete nxenesit, por edhe prinderit e tyre, ata deshirojne qe te kene si gjuhe të huaj te pare anglishten. Drejtori i Drejtorise Arsimore Kruje, Fatmir Goga, shpjegon se eshte e vendosur se ne 10 perqind te shkollave shqiptare 9- vjecare, gjuhe e pare e huaj do te jete italishtja.
Prinderit pretendojne se nese nuk do te gjendet një zgjidhje, ata nuk do ti lejojne femijet e tyre te shkojne ne shkolle. Prinderit shtojne se nuk kane mundesi ti cojne femijet e tyre ne kurse private, duke qene se anglishten mund ta mesojne ne shkolle si gjithe te tjeret. Ata shprehen se jane dakord qe italishtja te jete si gjuhe e huaj e dyte, por si gjuhe te pare duan anglishten.