Në prag të reshjeve të vjeshtës, përfundojnë punimet në hidrovor

Teksa priten shirat e pare, nga ana e Drejtorise dhe bordit te kullimit Vlorë jane marre te gjitha masat per ti paraprire emergjencave, ku gjate periudhes se thatesirave jane bere dhe nje sere nderhyrjesh per të permiresuar funksionim ne kapacitet te plotë te hidrovorit , citojne burime zyrtare nga ky institucion.
Hidrovori eshte ne gjendje te mire pune, por hedhurinat dhe mbetjet te hedhura pa kriter bllokojne sistemin ne hidrovor dhe rrezikojne te djegin pompat. Sipas kryeinxhinierit Remzi Aliaj e gjithe kjo problematikë vjen si pasojë e bllokimit te kolektoreve nga ndertimet pa kriter qe jep bashkia e Vlores si dhe nga ndertimet pa leje.
Nese kolektoret vijojne te jene te mbushur nga plehrat, atëhere Vlora ne shirat e medha te dimrit rrezikon te permbytet serish.