Raste të malaries në Shqipëri, mjekët: Infektimi nga Greqia dhe Italia

Edhe pse Shqipëria është parë si një vend i pastër nga malaria, infeksionistët thonë se risku i rikthimit të kësaj sëmundje vjen nga importi nga vendet fqinjë si Greqia dhe Italia. Brenda një viti ka patur 7 raste të reja me malaria, ndërsa numri pritet të jetene rritje për shkak të infekimit që mund të marrin emigrantët në vendet ku punojnë.
Autoritet shëndetësore thonë se duhet të marrin masa për të ushtruar më tepër kontolle në vendet doganore.Mushkonja Anofelis që transmeton këto infeksione tek njeriu nëpërmjet pickimit eshte e pranishme në zonat kënetore duke rritur riskun.
Dr. Arjan Harxhi, drejtuesi i shoqatës së infektologëve thotë se sëmundjet infektive janë të paparashikuara dhe nuk mund të bëhen shkurtime të shtreterve, sic ka ndodhur në QSUT. Aq me teper, kjo kur edhe virusi i Nilit sjell te dyshuar.
Shenjat janë temperaturë, ethe dhe dhimbje koke, ndërsa personat duhet te tregohen te kujdesshem ndaj ketyre simptomave, aq me teper nese kane jetuar ne vendet fqinje si Italia dhe Greqia.