Taler i kërkon datë Maqedonisë deri në mars
Siç ka transmetuar "Dojçe Vele", Taler ka dorëzuar më shumë amendamente, por asnjëri nuk ka të bëjë me çështjen e emrit. Fokusi është vënë në përparimin evropian të Maqedonisë.
Në amendamentet, Taler nuk heq dorë ta përshëndetë iniciativën e Athinës zyrtare për integrimin e rajonit në BE deri në vitin 2014 dhe i bëri thirrje autoriteteve të japin përpjekje për arritjen e këtij qëllimi.
Raportuesi për Maqedoninë shpreh shqetësim për shtyrjen e fillimit të negociatave nga ana e Këshillit të Ministrave në dhjetor. Sipas tij, kjo mund të sjellë keqësim të tensioneve të brendshme etnike në vend dhe mund të ketë pasoja negative mbi stabilitetin në rajon.
Edhe deputetët grekë kanë dorëzuar ndryshime të tyre për raportin e Talerit. Ata në disa raste insistojnë të mos përmendet data në rezolutë, e as t'i bëhet thirrje Këshillit që sa më shpejt të hapen negociatat me Maqedoninë.
Deputetët grekë dëshirojnë që në rezulutën e Parlamentit të theksohen parregullsitë e zgjedhjeve të viteve 2006, 2008 dhe 2009 dhe të shohin fjalinë në të cilën do të potencohet se ende nuk ka zgjidhje gjyqësore për incidentet nga zgjedhjet parlamentare në vitin 2006, me çka mbetet hapësirë për shqetësim se në Maqedoni kryerësit mbeten të padënuar.
Deputetët bullgarë dhe grekë kërkojnë formulim më të fuqishëm për ruajtjen e marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe i bëjnë thirrje autoriteteve në Maqedoni të distancohen nga provokimet ndaj fqinjëve.
Disa amendamente janë propozuar edhe në fushën e marrëdhënieve ndëretnike. Brengosje të posaçme në Bruksel kanë shkaktuar turnet etnike në Strugë.
Vetëm një deputet, britaniku konservator, Çarls Tanok, ka kërkuar të fshihet termi "antikvizim" nga rezoluta e Talerit. Edhe pse përdoret në thonjëza, ky term për herë të parë është zyrtarizuar në dokument në një institucion evropian.
Gjithsej rreth 80 ndryshime propozojnë eurodeputetët për rezolutën e Zoran Talerit për Maqedoninë.
Deputetët Evropianë nga Komiteti i Punëve të Jashtme në Bruksel më 26 janar do të votojnë për amendamentet në raportin e eurodeputetit slloven.
Në versionin e planit fillestar, Taler i bën thirrje Këshillit të fillojë negociata me Maqedoninë në muajin dhjetor. /mia/