Bojkoti, PS-ja mbledh sot kryesinë e partisë

Partia Socialiste mbledh sot kryesinë për të vendosur nëse do të shkojë apo jo në parlament. 17 anëtarët e kryesisë të Partisë Socialiste do të marrin vendimin e shumëdebatuar ditët e fundit mbi pjesëmarrjen e tyre në kuvend apo jo. Në fakt pritet që kjo mbledhje të shoqërohet me debate të nxehta të cilat kanë të bëjnë kryesisht me qëndrimin e Ben Blushit, Arben Malajt, Mimoza Hafizit dhe Eva Allushit dhe Saemira Pinaj, të cilët janë shprehur kundër bojkotit pa afate dhe jashtë llogjike të parlamentit të Shqipërisë. Nga ana tjetër është grupi Rama të cilët janë shprehur se do të provokojnë zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të bëhen pjesë e parlamentit pasi e konsiderojnë atë ilegjitim të dalë nga një palë zgjedhje pa standarte dhe të manipuluara. Vetë z.Rama ka thënë se PS-ja do të shkojë në parlament vetëm nëse PD-ja plotëson disa kushte të scialistëve. Megjithatë mbetet kryesia e Partisë Socialiste e ngarkuar nga forumi më i lartë socialistë kongresi për të marrë vendimin nëse do të shkojë në kryesi apo do të vendosin ta bojkotojnë atë.