"Bojkoti i PS është i pafalshëm"
Partia për Drejtësi dhe Integrim vlerëson Raportin Përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE-ODIHR për vlerësimin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Vlerësimi me nota realiste dhe tendenca për progres në këto zgjedhje, na bën optimistë të besojmë se Shqipëria nuk e ka humbur shansin historik për të avancuar në proceset e integrimit europian dhe të liberalizimit të vizave, si një hap të rëndësishëm në këtë proces. PDI shpreh bindjen se shumë shpejt do të paraqitet për shqyrtim në Komisionin Europian aplikimi i Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE.
Dyert e Europës nuk janë më të mbyllura për Shqipërinë dhe shqiptarët. "Certifikimi pozitiv i këtyre zgjedhjeve është një shans që Shqipëria nuk duhet ta humbasë kurrsesi. Në këtë këndvështrim, është krejt i pajustifikueshëm bojkoti që grupi parlamentar socialist po i bën Kuvendit, në emër të një kauze absurde dhe pa kuptim", tha kryetari i PDI, Tahir Muhedini, i cili e ka konsideruar të pafalshëm qëndrimin e PS-së për të bojkotuar Kuvendin.