Bojkoti i PS-se LSI E zgjodhi prej kohesh
Levizja Socialiste per Integrim kembengul se bojkoti i zgjedhjeve lokale nga kreu i Partise Socialiste Edi Rama nuk perben asnje problem. Ne vleresimin e sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama zgjedhjet lokale te 8 majit jane nje sfide per te gjithe politiken. Levizja Socialiste per Integrim kerkoi nga partite politike dhe nga institucionet e shtetit te punojne ne lartesine e duhur per keto zgjedhje. Edi Rama nuk mund te perjashtoje Partine Socialiste nga zgjedhjet - theksoi Luan Rama. Per Levizjen Socialiste per Integrim deklarata e me e fundit e kreut te PS-se se me kete qeveri eshte e pamundur mbajtja e zgjedhjeve te lira nuk eshte risi. Sipas sekretarit te Pergjithshem i LSI-se Luan Rama ka deklaruar se prej kohesh PS ka zgjedhur rrugen e bojkotit. Nuk eshte e papritur dhe befasi ajo qe paralajmeron kreu i PS-se per te mos marre pjese ne zgjedhjet lokale. Ky eshte problemi i tyre por deri me sot ata kane treguar se kane zgjedhur rrugen e perjashtimit nga institucionet - pohoi z. Rama.
Ndersa duke komentuar demonstraten e se premtes se 28 janarit ai u shpreh se zhvillimi i saj ne qetesi konfirmon pergjegjesine e Edi Rames per 21 janarin.
Nese Rama me 21 janar do te kishte vepruar me pergjegjesi nuk do te kishte nevoje per protesten e djeshme dhe tri viktimat do te ishin serish mes nesh - ka shtuar Luan Rama. I pyetur nga mediat per rolin e Presidentit dhe akuzat e bera ndaj tij nga Kryeministri Berisha perfaqesuesi i LSI-se ka zgjedhur te terhiqet.
Ne te tilla momente kreu i shtetit duhet te shfaqet ne rolin e liderit politik por se sa e ka bere zoti Topi kete gje une nuk kam ndonje qejf ta komentoj - deklaroi z. Luan Rama.