E Diel, 1 Nëntor 2026

Opozita kercenon serish Nuk ndalim protestat masive

Ngjela Protesta derisa te clirojme institucionet. Populli evropian nuk resht se protestuari

Opozita edhe nje here tjeter ne kundershti te hapur me thirrjet e nderkombetareve per stabilizimin e situates ne vend dhe domosdoshmerine e dialogut politik rikonfirmoi se protestat e saj jo vetem qe nuk do te ndalen por ato do te behen edhe me masive. Keshtu deklaroi dje ne nje dalje publike kryetari i PLD-se Spartak Ngjela ku sipas te cilit numri masiv ne pjesemarrje ne keto protesta do te kete rendesi per vete ndryshimin e gjendjes. Protestat do te vazhdojne deri sa te clirohen institucionet nga uzurpimi dhe te fitohet liria e popullit. Protestat kane nje sens jane masive. Numri eshte ajo qe vendos gjendjen do jene masive - tha Ngjela. Perfaqesuesi i Opozites se Bashkuar duke iu referuar demonstrates homazh te 28 janarit theksoi se qytetaret shqiptar treguan se jane te civilizuar si e gjithe bota dhe kete sipas tij e vertetuan diten e manifestimit-homazh. Opozita e bashkuar e konsideron diten e djeshme dy dite me pare si nje hap normal te shqiptareve drejt lirise por ama nje hap gjigant te Shqiperise drejt Perendimit. Gjithe bota pa 200 mije shqiptare qe ne fakt ishin 200 mije burra dhe gra shteti. Por pame dhe nje karrocier por ishte nje karrocier me karroce pa kale ky qe eshte kryeminister qe ska lidhje fare me ta - u shpreh Ngjela. Me tej ai nuk kurseu akuzat ndaj kreut te ekzekutivit Sali Berisha duke thene Ata qe nuk e kane ditur me lejoni tju them se shqiptaret jane si te gjithe ata qe demonstruan pardje ne shesh me perjashtim te nje njeriu qe nuk eshte si ta ky qe kemi kryeminister. Te gjithe te tjeret jane ashtu sic pate ju dje prandaj thashe qe Shqiperia ka bere nje hap gjigant drejt perendimit se ka izoluar primitivizmin perfundimisht. Sipas Ngjeles demonstrata homazh e 28 janarit tregoi se Shqiperia eshte nje vend perendimor. Ne jemi vend perendimor ju garantojme per kete dhe te premten ja garantuam gjithe qyteterimit perendimor - theksoi ai. Me heret ne nje deklarate per shtyp nga selia roze deputetja e Partise Socialiste Eglantina Gjermeni tha se demonstrata e homazhit ishte nje mesazh i qarte qe i dergohej nga qindra mijera shqiptare nje regjimi te ngujuar e rrethuar me ushtare e police duke theksuar gjithashtu se protestat ndaj kesaj qeverie do te vazhdojne. Sali Berisha me cdo dite qe kalon po tregon se nuk ndan asgje nga kultura dhe vlerat evropiane ai ka perballe nje popull evropian i cili nuk do te rresht se protestuari ne emer te atyre vlerave e parimeve qe shkelen perdite me kembe nga ky pushtet - tha Gjermeni. Deputetja socialiste nenvizoi se qytetaret ne demonstraten homazh kerkuan drejtesi per vrasjen e 3 demonstruesve. Homazhi nuk ishte thjesht nje shfaqje respekti ndaj te reneve dhe nje sfide qytetare e paqesore qe i behej regjimit. Ajo ishte po ashtu nje thirrje qe drejtesia ne Shqiperi te beje punen e saj e sigurt se ka mbeshtetjen dhe solidaritetin e cdo qytetari e cdo gruaje e cdo nene ne kushtet kur sulmohet paburrerisht - perfundoi Gjermeni. Dy dite me pare opozita zhvilloi demonstraten homazh ne nderim tre viktimave te vrare ne demonstraten e pare te 21 janarit. Ne kete tubim ndryshe nga demonstrata e pare nuk pati dhune dhe konfrontime te ashpra midis protestuesve dhe forcave te rendit te cilet kerkonin vetem te mbronin institucionet kushtetuese te vendit. Ndersa Anetarja e Asamblese se PS-se Megi Ajtyresa duke iu pergjigjur akuzave te Sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Luan Rama tha dje se protestat e opozites nuk do te kene te ndalur. Dje qau e protestoi Shqiperia qe vidhet perdite nga Saliu e nga zevendesi i tij. Zedhenesit te zevendesit i themi se protesta ska per tu ndalur sa kohe zyrat e qeverise jane te pushtuara nga kusare qe arrijne aty deri sa e vrasin kete popull per te mos dorezuar bllokun e kusarise - tha Ajtyresa. Sipas saj demonstrata homazh ishte shenja me e qarte e mos-pajtimit te qytetareve me korrupsionin dhe qeverisjen e sotme qe ka vrare shqiptaret ne nje demonstrate paqesore. Anetarja e Asamblese u shpreh se zemerimi i popullit nuk do te ndalet deri ne largimin e qeverise. Ska mbetur shqiptar qe se ka marre vesh se videokusaria e zevendesit te Saliut e ka permbysur kupen e durimit dhe zemerimi i popullit nuk mbaron pa mbaruar ky koalicion i turpit - theksoi Ajtyresa.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›