Halimi:Kemi kërkuar vetëm listën jo bisedat telefonike

Eduart Halimi, në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit u shpreh se Komisioni Parlamentar që ai drejon, i ngritur për hetimin e demonstratës së 21 Janarit, ka kërkuar nga kompanitë telefonike vetëm listat e komunikimit të zyrtarëve të përfshirë në hetim, dhe jo bisedat konkrete që janë kryer.
Sipas Halimit, ky komision ka të drejtën kushtetuese për të kryer një hetim të tillë.
Halimi vijoi me akuza ndaj prokurorisë, për të cilën u shpreh se nuk ka hapur asnjë procedim penal për marrje të ndërtesave me dhunë, apo tentativë për puç shteti.