"Bojkoti i opozites nuk ka penguar reformen"
Mungesa e opozites ne Kuvend nuk ka penguar asnje reforme, madje as ate ne sistemin e drejtesise. Deputeti i Partise Demokratike, njekohesisht anetar i Komisionit te Ligjeve, Eduard Halimi, tha dje se projektligjet e rendesishme kane kaluar ne kete sesion parlamentar. Sigurisht ato te cilat nuk kerkojne shumice te cilesuar votash pra 84 te tilla, te cilat kerkojne domosdoshmerisht votat e opozites. "Mungesa e opozites e demton procesin, pasi ne bejme verejtje ne projektligje, nga kendveshtrimi i mazhorances. Nderkohe qe mungon kendveshtrimi i opozites qe eshte i nevojshem per nje demokraci normale per nje shtet", u shpreh Halimi. Megjithate projektligje te rendesishme kane kaluar dhe kete sesion ka pasur nje intensitet te jashtezakonshem pune ne Kuvend. "Ka pasur mbledhje ku jane diskutuar me profesionalizem te larte, nje numer i madh projekt ligjesh, ku une do te vecoja projektligjin e Antimafies",-tha Halimi. Pavaresisht kesaj situate, deputeti demokrat theksoi se bojkoti nuk duhet te vazhdoje me dhe ligjet e mbetura ne Kuvend per sistemin e drejtesise nuk duhen lene me ne sirtaret e komisioneve. "Prania e opozites se majte, eshte e domosdoshme per te miratuar projektligje qe kerkojne shumice te votave, pjese e paketes se reformes ne drejtesi", vijoi Halimi. Deputetet e Partise Socialiste, prej me shume se tre muajsh, kane bojkotuar dhe vijojne te bojkotojne cdo lloj aktiviteti parlamentar, me kushtin e hapjes se kutive te votimit, te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit. R. Rapushi