Pollo: Pyetesori, suksese ne luften kunder korrupsionit
U organizua dje mbledhja e gjashte dhe e fundit per vitin 2009 e Grupit nderministror te Punes per zbatimin e strategjise antikorrupsion, prane Keshillit te Ministrave. Gjate takimit, Pollo, minister i Shtetit per Reformat dhe Marredhenien me Parlamentin, u shpreh nder te tjera se vetem nepermjet nje qasjeje teresore dhe te integruar, duke vendosur rregulla te qarta dhe procedura efikase, qeveria shqiptare do te mund te luftoje me sukses korrupsionin. "Korrupsioni nuk luftohet me fjale, por me vepra konkrete dhe masat konkrete duhet te jene te organizuara. Detyra e ketij grupi eshte te zbatoje nje strategji shteterore per antikorrupsionin, te miratuar para nje viti. Cdo ministri, cdo agjenci qendrore ka nje plan veprimi dhe eshte pergjegjese per ta zbatuar kete strategji", tha Pollo. Ministri Pollo vijoi se me dorezimin e Pyetesorit te KE-se para disa ditesh qeverise shqiptare, Grupit nderministror te Punes, i del perpara nje sfide e re ne lidhje me zbatimin e strategjise antikorrupsion. Pasi nje vend te vecante ne Pyetesorin e Komisionit Evropian zene edhe ceshtjet e antikorrupsionit dhe dhenia e pergjigjeve ne kete fushe eshte detyre e ketij grupi qeveritar. Kthimi i pergjigjeve te sakta dhe te qarta duke sqaruar strukturat institucionale, kuadrin ligjor, masat e ndermarra dhe arritjet ne fushen e antikorrupsionit, eshte prioriteti numer nje i ketij grupi me qellim final integrimin e Shqiperise ne BE. Shqiperia ne 4 vitet e fundit, perfundoi ministri, ka pasur arritje te dukshme ne luften kunder korrupsionit dhe keto suksese jane konfirmuar edhe nga progres-raporti i KE, nga Millenium Challenge Corporation, Transparency International dhe organizma te tjere. Megjithate korrupsioni mbetet nje problem shqetesues per shoqerine shqiptare dhe si i tille, duhet luftuar me vendosmeri dhe pa nderprerje.