Topalli-Lezhe: "Femijet e policeve te vrare, me viza"
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u premtoi dje femijeve te punonjesve te policise te rene ne detyre, se brenda vitit te ardhshem do te levizin pa viza, nderkohe qe siguroi se do te marrin pensionin deri ne moshen qe iu takon. Gjate nje vizite ne Lezhe per te uruar femijet e punonjesve te policise te rene ne krye te detyres, me rastin e festave te fundvitit, Topalli tha se ata duhet te jene krenare per prinderit e tyre. "Deren e Kuvendit per sa kohe qe une do te jem kryetare, por besoj edhe te tjeret pas meje, do ta gjeni gjithmone te hapur. Edhe me te mira do t'i bejme ligjet qe t'ju mbrojne ju. Kjo eshte detyra jone, detyra e shtetit qe t'ju garantoje dhe t'ju beje te mundur, qe mos t'ju mungoje asgje", premtoi Topalli. Ajo shprehu vleresimin maksimal dhe respektin per ata djem dhe burra qe u sakrifikuan per shtetin, per ate shtet qe perpiqet te beje dicka te re dhe te mire. "Une jam e gezuar se 2009-a ka qene viti me i bukur per shqiptaret. Shqiperia eshte ne NATO dhe une dua t'ju them se ne korrikun e ardhshem, ju do te keni mundesi te levizni pa viza, bashke me nenat tuaja, per te pare kusherinjte tuaj qe keni jashte Shqiperise dhe jeta juaj te behet me e bukur, me e lire", vijoi Topalli.