Bojkoti i opozites shtyn legalizimit

Mungesa e deputeteve shtyu per te disaten here dje votimin e ndryshimeve ne ligjin per legalizimeve te zonave informale. Bojkoti i Kuvendit nga deputetet e opozites si dhe mungesa e disa deputeteve te djathte, qe Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk arriti t'i mbledhe deri ne oren 22:00 te mbremjes, coi dje drejt deshtimit votimin e nje prej ligjeve me te debatueshme. Pas bojkotit te se majtes, e cila u largua nga salla per shkak se ne kalendarin e punimeve te Kuvendit nuk eshte perfshire heqja e imunitetit te ish- ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu, si dhe shqyrtimi i dekreteve te Presidentit per anetaret e Gjykates se Larte, Topalli vendosi te vijoje me kalimin e projektligjeve, por pa rezultat. Gjithcka ishte mire, deri ne momentin e diskutimeve. Ne emer te komisionit per veprimtarite prodhuese, demokrati Ardian Kollozi tha se ndryshimet ne ligjin e legalizimeve, favorizojne pronaret, i japin zgjidhje pasaktesive ne ligj dhe qartesojne rolin e pushtetit lokal dhe ALUIZNI-t. "Opozita ne komision votoi kunder me pretendimet se nuk i jepet zgjidhje kritikave te Presidentit per procesin e legalizimeve, dhe nuk zgjidhen si duhet pergjegjesite e pushteteve", tha Kollozi. Ne momentin kur do te kryej votimi, kryetari i Grupit demokrat, Astrit Patozi, kerkoi pushim, si nje tentative per berjen e kuorumit te votimit ne salle. Por as 30 minuta nuk i mjaftuan Patozit qe te mbledhe deputetet e tij apo aleatet per te realizuar numrin e nevojshem te deputeteve per votim. Per pasoje, ndryshimet ne ligjin e legalizimeve do te votohen ne seancen e ardhshme. Me shumice votash, mazhoranca e djathte ka miratuar ne komisionet parlamentare qe brenda dates 1 gusht te ketij viti, ne qeveri te kaloje lista e pare e pronareve qe duhet te kompensohen, per tokat qe u jane zene nga ndertimet pa leje. Menjehere pas dorezimit te kesaj liste, brenda 3 muajve, agjencite e kthimit e kompensimit te pronave duhet te bejne kompensimin e pronareve. Periudhe gjate se ciles agjencia e legalizimit do te pergatise te gjithe dokumentacionin qe nevojitet qe ndertimet pa leje te pajisen me certifikata pronesie. Ne amendamentet e mazhorances kerkohet qe toka e zene te mos legalizohet pa u demshperblyer me pare pronari i vjeter i saj. Ne ndryshimet e votuara, njesive vendore u caktohet nje afat njemujor per te bere kualifikimin te ndertimeve pa leje.
Cfare do te votohet ne Kuvend
ALUIZNI ben percaktimin e territoreve me ndertime informale brenda njesive te qeverisjes vendore.
Njesia e qeverisjes vendore, ku jane ngritur ndertimet informale te vetedeklaruara kryen kualifikimin e tyre dhe dergon prane Drejtorise Rajonale te ALUIZNI-t, brenda 30 ditesh nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, dokumentacionin e mbledhur gjate fazes se vetedeklarimit dhe argumentimin tekniko-ligjor te kualifikimit.
ALUIZNI i dergon Keshillit te Ministrave, per vendimmarrje, listen me te dhenat per cdo pronar te ligjshem dhe per siperfaqet takuese, jo me vone se 30 dite nga data e dergimit te listes paraardhese.
Afati i pare per dergimin e kesaj liste eshte data 1 gusht 2008.
Njesia e qeverisjes vendore, ne bashkepunim me ALUIZNI-n i propozon KRRT-ve, apo KRRTRSH-se, per miratim, kufirin e zones/vendbanimit/bllok-banimit me ndertime te legalizuara, se bashku me detyren e projektimit per urbanizimin e tyre.
Statusi i parceles ndertimore nuk ndryshon, e drejta e zhvillimit te saj i perket pronarit te ligjshem dhe objekti pa leje shfrytezohet nga familja qe e disponon ate deri ne momentin e sistemit me banese.
"Dosjet e Sigurimit", serish ne kalendar
Nisma ligjore per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, po vozit nga nje kalendar i punimeve te Kuvendit ne nje tjeter. Serish dje, ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve, u percaktua qe ne kalendarin e punimeve per tre javet e ardhshme, kjo nisme te jete objekt shqyrtimi i komisioneve parlamentare, pavaresisht se nuk diskutohet prej me shume se nje viti. Nderkohe qe ne mbledhjen e djeshme, kryetaret e grupeve te medha politike PD-PS debatuan ashper ne lidhje me dy temat me te nxehta: heqjen e imunitetit te ish-ministrit Fatmir Mediu, si dhe shqyrtimin e dekreteve te Presidentit Bamir Topi per pese anetaret e Gjykates se Larte. Kryetarja e Grupit socialist, Valentina Leskaj, kembenguli gjate mbledhjes se keto dy ceshtje duhet te jene pa diskutim pjese e punes ne komisione si dhe ne Kuvend e te mos zvarriten me. Gjate mbledhjes se zhvilluar me dyer te mbyllura, u permend dhe tragjedia e Gerdecit, si nje fakt qe anetaret e Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet s'mund ta shmangin per te vonuar heqjen e imunitetit te ish-ministrit. Nga ana e saj, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk dha nje date se kur do te mblidhet serish keshilli, pasi anetaret duhet te shqyrtojne materialet voluminoze te dorezuara te premten e kaluar nga ish- ministri Mediu.