E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Dekretet, negociata me Topin

Kryeministri Berisha, ne mbledhjen e djeshme te Grupit parlamentar te Partise Demokratike ka kritikuar menyren se si Presidenti Bamir Topi ka paraqitur ne Kuvend per miratim edhe 5 kandidaturat per Gjykaten e Larte. Burimet bejne te ditur se ne mbledhjen me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te PD-se, Kryeministri Berisha ka theksuar se vendimi i Gjykates Kushtetuese e detyronte kreun e shtetit se, perpara se te vendoste kandidaturat per institucione te rendesishme te drejtesise, si Gjykata e Larte dhe Gjykata Kushtetuese, duhet te konsultohej edhe me Kuvendin. Nisur nga kjo, kreu i qeverise, Berisha, i kerkoi diten e djeshme dy perfaqesuesve me te larte te Grupit parlamentar te Partise Demokratike, kryetarit Astrit Patozi dhe nenkryetarit Ilir Bano, qe te nisnin negociatat me Presidentin Topi ne lidhje me emrat qe ai ka paraqitur si kandidatura per Gjykaten e Larte. Kryeministri Berisha ka theksuar se emrat e derguar nga Topi nuk plotesojne kriteret e mazhorances, duke theksuar se "nuk mund te gradohen ne detyre persekutoret", duke lene te kuptohet se emrat e propozuar nga Topi kishin nje te kaluar te dyshimte. Kreu i qeverise, njekohesisht kryetari i PD-se, Berisha, deklaroi ne mbledhjen e djeshme te grupit se percaktimi nga ana e Presidentit Topit e disa kandidaturave per ne institucione te rendesishem te drejtesise ishte nje rast i paprecedent, i cili nuk kishte ndodhur as kur ne krye te shtetit qendronte, Alfred Moisiu. Kryeministri Berisha u shpjegoi dje deputeteve demokrate te pranishem ne salle se ai po e merrte kete hap per te vene ne zbatim edhe vendimin e Gjykates Kushtetuese te 18 janarit te vitit 2005, i cili ne menyre te qarte detyron Presidentin qe te nis negociatat me Kuvendin ne lidhje me emrat qe do te paraqese per te votuar ne seance plenare. Ky pritet te jete edhe qendrimi zyrtar i PD-se ne lidhje me debatet e fundit mes Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Grupit parlamentar te PS, ne lidhje me emrat e derguar ne Kuvend nga kreu i shtetit, Bamir Topi. Keshtu ne menyre te prere Kryetarja e Kuvendit, Topalli nuk ka pranuar te kaloje ne seance plenare emrat e sjelle nga Presidenti Topi, por po kryen nje proces verifikimi ne lidhje me te kaluaren e tyre dhe faktin nese jane te denje per t'u kandiduar ne nje institucion te rendesishem te drejtesise, sic eshte edhe Gjykata e Larte. Ky veprim eshte konsideruar si i paligjshem dhe fyes nga ana e Grupit parlamentar te Partise Socialiste, qe kane kerkuar nga Topalli te paraqese sa me shpejt per votim emrat e sjelle nga Presidenti Topi dhe mos te krijoje bllokime ne lidhje me ecurine e punes se Gjykates se Larte. Ne kete debat te krijuar nga menyra se si Presidenti Topi beri edhe perzgjedhjen e kandidaturave, vete ai ka theksuar se ishte nje kompetence e tij perzgjedhja e emrave te kandidaturave te institucioneve te rendesishme te drejtesise. Kryeministri Berisha ne mbledhjen e djeshme me dyer te mbyllura te Grupit parlamentar te Partise Demokratike e ka quajtur mocionin e shkarkimit te propozuar nga socialistet per Topallin si nje mocion mosbesimi ndaj qeverise. Nisur nga ky perkufizim, kreu i qeverise, Berisha, u ka bere thirrje deputeteve te Grupit parlamentar demokrat qe te qendrojne ne oponence te forte me kete vendim te marre nga forumet e larta te Partise Socialiste.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›