E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bojkoti për Kosovën, Maqedonia anulon Samitin e Ohrit

Pas këtij vendimi Kosova merr një fitore të rëndësishme diplomatike

nishani-jahjagaKosova ka arritur dje një fitore të rëndësishme diplomatike, pasi Maqedonia vendosi të anullonte samitin e Ohrit. Shkak për këtë vendim është bërë bojkoti që i kanë bërë disa presidentë samitit, për shkak se Maqedonia nuk ftoi presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, pas presioneve të Serbisë dhe Bosnjes. Samiti u bojkotua nga Shqipëria dhe Kroacia për shkak të ftesës së munguar për Kosovën, ndërkohë që edhe Bullgaria dhe Sllovenia flitej se nuk do të merrnin pjesë
Deklarata e presidentit maqedonas
Në daljen e tij përpara mediave, Ivanov ka theksuar se shkak për këtë vendim është bojkotimi nga presidentet e vendeve fqinje, si pasojë e mungesës së ftesës për presidenten kosovare, Atifete Jahjaga. Takimi i nivelit të lartë që ishte në kuadër të Procesit të Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP) në organizim të presidentit Gjorgje Ivanov, nuk kishte ftuar Kosovën dhe presidenten Atifete Jahjaga. Anashkalimi i Kosovës bëri që të anulohet pjesëmarrja edhe nga presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Ivanov në konferencën me gazetarët në selinë presidenciale theksoi se vendimi për anulimin e këtij samiti u bë në përputhje me interesat shtetërore dhe dinjitetin e Maqedonisë dhe se sipas tij, ai ka vepruar në përputhje të plotë me dokumentet bazë dhe rregullat si kryesues me Procesin e Bashkëpunimit Rajonal në Evropën Juglindore (SEECP). Por, për fat të keq paragjykimet dhe komplekset e vjetra ballkanike sërish u gjallëruan në prag të Samitit. Nuk do të lejojë që në kurriz të Maqedonisë të shkelen paragjykimet e vjetra ballkanike dhe kjo të jetë një kusuritje e interesave të shteteve ballkanike dhe çmimin ta paguaj Maqedonia, deklaroi presidenti Ivanov.
Pse nuk e ftoi Maqedonia Kosovën
Presidenti Ivanov disa ditë më parë kishte dhënë arsyetimin e tij për mosftesën e Kosovës. Ftesa nuk është dërguar për presidenten e Kosovës, për shkak se nuk ishte pengesë për këtë vetëm një shtet, kundër dëshirës së Maqedonisë për të ftuar Kosovën në këtë samit. Në përputhje me aktet themelore dhe praktikat e deritanishme, Republika e Maqedonisë nuk mund të bëj ftesa, për shkak se do të rrezikon që disa nga vendet anëtare të SEECP (Procesi për Bashkëpunim në Evropën Juglindore) të refuzonin pjesëmarrjen, thuhej në arsyetimin nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov. Prishtina zyrtare përmes kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të jashtëm Enver Hoxhaj vendimin e Shkupit e quajtën antievropian dhe kundër frymës së dialogut rajonal. Ndërsa, Beogradi zyrtar përmes një reagimi nga ana e zëvendëskryeministrit të parë Aleksandar Vuçiq deklaroi se vendimi për të mos ftuar Kosovën ishte ndërmarrë nga vetë Shkupi dhe nuk ishte kërkesë e autoriteteve serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›