Bojkotimi i inagurimit të Nikoliç, Daçiç: Ofendim ndaj Serbisë

Lideri i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se është befasuar dhe hidhëruar nga refuzimi i Presidentëve të vendeve fqinje në ceremoninë e inagurimit të presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliç, duke e vlerësuar një ofendim për Serbinë.
“Ky është një bojkotim i organizuar i inaugurimit të presidentit të Republikës së Serbisë, ky është një ofendim për Serbinë, dhe jo për Tomisllav Nikolliçin”, ka thënë Daçiç pas konsultimeve mbi formimin e qeverisë së re mes partisë së tij dhe Nikolliçit.
Liderët e Ballkanit, mes tyre, ai i Kroacisë, Bosnjes e Sllovenisë kanë hedhur poshtë ftesat për ceremoninë, për shkak të deklaratave të Nikolliçit në lidhje me masakrën në Srebrenicë, të cilën e ka mohuar të jetë genocid, si dhe deklaratës se Vukovari i Kroacisë, është një qytet serb.