“Siria disponon rezervat më të mëdha të armëve kimike në botë”

Major gjeneral Yair Naveh tha se nëse Siria do të kishte mundësi, do të na trajtonte “edhe ne sikundër po trajton popullatën e tij”.
Deklaratat e Navehut, të bëra gjatë një ceremonie në Jeruzalem mbrëmjen e së dielës, u raportuan mëngjesin e së hënës në stacionet radiofonike izraelitë thotë “Associated Press”.
Aktivistët sirianë vlerësojnë se më shumë se 14 000 persona kanë humbur jetën në kryengritje që prej shpërthimit të trazirave 15 muaj më parë.
Izraeli vazhdon të shikojë me shqetësim zhvillimet në shtetin fqinj, pasi marrëdhënia e tyre nuk është aspak e mirë. Siria mbështet grupet kundër izraelit, ndërsa Tel-Avivi është i shqetësuar se mos armët kimi bien në duart e grupit terrorist, Hezbollah.
Dy javë më parë, e përditshmja izraelite “Haaretz” citoi një zyrtar të lartë të opozitës siriane në kushtet e anonimatit të ketë thënë se menjëherë pas shembjes së regjimit të Asadit, opozita synon në marrë kontrollin e armëve kimike dhe të sigurojë depot ku mbahen.
Por, për sa kohë rrjedha e ngjarjeve është e paqartë në Siri, të gjitha shtetet e rajonit janë të shqetësuara lidhur me këtë arsenal armësh./Start/F. P/
2012-06-11 15:39