E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrëzohet helikopteri në Peru, të paktën 14 të vdekur

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon drejtorin e Policisë peruane, Raul Salazar.

Skuadrat e shpëtimit gjetën trupat e viktimave brenda mjetit fluturues, që u rrëzua në një zonë shkëmbore pranë malit Mamarosa në 4 900 metra lartësi.
      
 "Trupat e pajetë u dërguan në një bazë mjekësore, ku ndodheshin ekspertët mjeko-ligjorë dhe përfaqësues të autoriteteve lokale peruane", deklaroi kreu i policisë Raul Salazar.

                                                                                             2012-06-11 12:22
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›