E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bojkotohet puna në inceneratorin e Fierit, punëtorët: Kemi 5 muaj pa u paguar

Rreth 20 punëtorë të inceneratorit të Fierit kanë bojkotuar punën këtë të martë (30) duke bllokuar hyrjen e automjeteve që kryejnë shkarkimin e mbetjeve urbane.

Punëtorët pohojnë se kanë 5 muaj pa marrë pagat dhe disa muaj pa sigurime shoqërore. Negociatat sipas tyre me administratorin shtetëror kanë rezultuar pa sukses, ndërsa protesta vjen e përsëritur në kohë.

Bojkotimi i punës, sjell kosto të lartë për shkak të faktit se janë 6 bashki, ajo e Fierit, Patosit, Roskovecit, Lushnjës, Divjakës dhe Mallakastrës që depozitojnë mbetjet në këtë incenerator.

Ky i fundit administrohet nga shteti pasi objekti u vu nën sekuestro me vendim gjykate në kuadër të hetimeve nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›