E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shfaqje ndërgjegjësuese për fenomenin e bullizmit

Problematikat që shqetësojnë të rinjtë sot janë të shumta, por pjesa më e madhe e tyre nuk ka guximin të kërkojnë ndihmë  për ti zgjidhur ato.

Me qëllim reduktimin e dhunës në shkollë mes adoleshentëve, institucionet arsimore  kanë organizuar shfaqje ndërgjegjësuese për bullizmin  për marrëdhëniet e krijuara ndërmjet nxënësve me njëri-tjetrin dhe mësuesve.

Ngjarja  e  rëndë  e  ndodhur  pak  ditë  më  parë  në qytetin e Gramshit  ku  mes një  konflikti  fizik ndërmjet një grupi të rinjsh  humbi  jetën një  15 vjeçar  ka venë në alarm drejtuesit e institucioneve shkollore .

Me qëllim reduktimin e dhunës në shkollë mes adoleshentëve, që jo pak herë ka  rezultuar  me pasoja tragjike për jetën, institucionet edukuese  kanë organizuar shfaqje ndërgjegjësuese ndaj bullizmit   për marrëdhëniet e krijuara ndërmjet nxënësve me njëri-tjetrin dhe mësuesve.

Në gjimnazin “Halil Berzheshta“  në Përrenjas janë konstatuar disa raste të dhunës tek të rinjtë .Oficerja e sigurisë e kësaj shkolle thotë se kur rasti konstatohet njoftohet psikologia dhe prindërit e nxënësve.

Drejtori  ZVA në bashkinë Përrenjas  thotë  se  nevoja  e  kompletimit  të  shkollave  me  oficere  sigurie  është  nevojë  urgjente. Nga  15 shkolla  të kësaj  bashkie vetëm  4 prej tyre  ofrojnë oficer  sigurie.

Konfliktet mes adoleshenteve në të shumtën e rasteve përfundojnë me një përjashtim nga shkolla ekzistuese  për ti transferuar në një tjetër institucion arsimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›