Boks Klicko kercenon Hej

Gjiganti ukrainas i ringut, Vitali Klicko ka ashpërsuar tonet ndaj rivalit të tij, boksierit britanik Dejvid Hej, kur duhen edhe 4 muaj nga dueli i tyre.
Ai ka kërcënuar kundërshtarin se do ta hedhë brenda disa raundeve në tokë, duke nënvizuar se nuk ka shanse të humbë. Kampioni i peshave të rënda në “VVBC” do të ndeshet me Hej, vitin tjetër edhe pse britaniku kishte njoftuar dorëheqjen pas humbjes ndaj vëllait të ukrainasit, boksierit tjetër Vladimir Klicko në korrik.
Por nga akuzat e bëra në shtyp nga Dejvid Hej dhe tallja publike për vëllezërit Klicko, është acaruar edhe më tej situata, ndërsa Vitali Klicko tha se në ndeshjen në mars, do të përfshihen elementë personalë.
"Dejvid, do të hedh nok aut”, tha Klicko për rivalin anglez duke shtuar se ndeshja do të jetë një argëtim edhe për tifozët.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Kuvend, homazhe për Leka Zogun I
Të pranishëm politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar