E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce aksident ne Qafe Plloce 2 te plagosur


Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në qarkun e Korcës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përplasur me një veturë të tipit “Nissan”.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Qafë Pllocë dhe nga dëshmitë e para ka rezultuar se shkak është bërë mjegulla e dendur.

Burimet saktësojnë më tej se dy personat e plagosur janë dërguar nga uniformat blu në spitalin e qytetit të Korcës, ku ndodhen nën Aksidente rrugoreAksidentet rrugore, dy viktima Dyfishohen gjobat e Policisë Rrugore Elbasan, plagosen rëndë dy policë kujdesin e mjekëve.

Ndër aksidentet e fundit të ndodhura në vend ka qenë ai i së premtes në Vlorë, ku një trailer u përplas me murin e një shtëpie dhe një automjet tip “Benz”.

Kamioni me targa “VL 3008 C” kapërceu një nga korsitë e rrugës transballkanike, duke përplasur kabinën në murin e një banese, si dhe dëmtuar tërësisht mjetin “Benz” që ndodhej parkuar ngjitur me të.

Drejtuesi i mjetit u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Vlorës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitarë pranë zonës ku ndodhi aksidenti thanë se panë trailerin të ecte me shpejtësi, e më pas të devijonte duke hyrë në korsinë tjetër të rrugës e duke u përplasur më pas me murin e banesës dhe makinen e parkuar pranë saj.

Muajin e kaluar rritja e numrit të aksidenteve rrugore, kryesisht, për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit, detyroi qeverinë të bëjë më të rrepta masat ndëshkuese për drejtuesit e automjeteve.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Berat, zjarr në lagjen muze
Një shtëpi u shkrumbua krejtësisht nga zjarri, ndërsa disa të tjera u rrezikuan seriozisht, në lagjen muzeale "Goricë" në qytetin e Beratit Falsifikimi me gjakmarrjen
Gjin Marku, numri 1 i Komitetit mbarëkombëtar të pajtimit të gjaqeve, dhe Pashko Popaj, anëtar i Shoqatës së misionarëve të paqes dhe pajtimit të gjaqeve të Shqipërise në Malësinë e Madhe, janë dërguar nga Policia e Shtetit për ndjekje penale në prokurori. Vlorë, konflikt me policin, tenton t'i djegë shtëpinë
Tentohet të digjet me benzinë, banesa e Efektivit të Policisë së Qarkullimit Rrugor Eduart Mustafa. Rreth orës 8:00 të mëngjesit në lagjen “Rilindja” në katin e parë të një pallatit, personat të paidentifikuar kanë vendosur në derën e banesës së efektivit një bidon me 3 litra lëndë djegëse e llojit benzinë.
Vlorë, kamioni përplaset me një banesë
Një trailer është përplasur me murin e një shtëpie dhe një automjet benz. Kamioni  me targa VL 3008C ka kapërcyer një nga korsitë e rrugës transballkanike, duke përplasur kabinën në murin e një banese, si dhe dëmtuar tërësisht mjetin benz që ndodhej parkuar ngjitur me të. Durrës, shpërthim në një banesë
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në zonën e plazhit natën e kaluar, duke shtuar pasigurinë për pronën dhe jetën te banorët e shumtë të zonës.

Lajmet kryesore

Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Monedha europiane ulet në 138 lekë
Energjia, Financat bien dakord në parim
PE: Jo ngrirje për Ballkanin
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›