Hidhet shorti i Euro 2012

“Euro 2012” që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të startojë me ndeshjen Poloni-Greqi.
Shorti i hedhur në Kiev ka ndarë 16 skuadrat finaliste në 4 grupe, ku më i forti ose i “ferrit” siç etiketohet ndryshe në ambientet sportive është Grupi B. Holanda, Gjermania, Portugalia dhe Danimarka do të luftojnë me njëra-tjetrën për të vazhduar më tej ëndrrën europiane. Biletat kualifikuese i jepen dy skuadrave të para në grup, çka do të thotë që shanset më të mëdha i kanë dy bigët e Europës, Holanda dhe Gjermania.
Grupi më i thjeshtë dhe më i barabartë në nivel futbolli në këtë europian është grupi A, ku Polonia, Cekia, Greqia dhe Rusia kanë shanse të barabarta për t'u kualifikuar.
Italia i ka shpëtuar “grupit të ferrit” duke u vendosur në grupin C, aty ku do të përballet me Spanjën, kampionen e Botës dhe Europës në fuqi, me Irlandën e Trapatonit dhe Kroacinë, një skuadër nga e cila pritet gjithmonë një surprizë.
Në grupin D do të jenë organizatorët e Ukrainës së bashku me Francën, Suedinë dhe Anglinë e Don Fabios.
Grupi A: Polonia, Republika Ceke, Greqia dhe Rusia
Grupi B: Hollanda, Danimarka, Portugalia dhe Gjermania
Grupi C: Spanja, Republika e Irlandës, Kroacia dhe Italia
Grupi D: Ukraina, Franca, Suedia dhe Anglia
“Euro 2012” do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë nga data 8 qershor 2012 deri në 1 korrik 2012.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Milani triumfon në Xhenoa
Milani mundi 0-2 Xhenoan dhe merr përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të një gabimi të Juves me Cesenën. Maradona: Pele ka ngatërruar ilaçet
Diego Armando Maradona ka sulmuar sërish me disa deklarata të forta ish-futbollistin Pele pasi ky i fundit dha mendimin e tij në lidhje me Neymar dhe Messi. “O Rei” tha para disa ditësh se Neymar ishte më i mirë se argjentinasi i Barcelonës, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak trajnerit aktual të Al-Wasl. Euro 2012, prezantohet topi zyrtar “Tango 2012”
Në stadiumin Olimpik të Kievit, aty ku luan ndeshjet ekipi i Dinamos së Kievit dhe ku do të zhvillohet finalja e kampionatit europian të futbollit, është prezantuar topi zyrtar i turneut “Euro 2012”. Merkatoja, “Carling Cup”, vitrinë talentesh
Kupa e Ligës në Angli, e quajtur me emrin e vecantë “Carling Cup” po zbulohet si një vitrinë talentesh, dhe një prej aleateve më të mira në merkaton e afërt të janarit. Perez: Casillas, portieri më i mirë në botë
Portieri spanjoll Iker Casillas është kthyer prej vitesh në një element sigurie për kuadratin e Realit të Madridit dhe kombëtares iberike.
Lajmet kryesore
Kuvend, homazhe për Leka Zogun I
Të pranishëm politikanë dhe përfaqësues të shoqërisë civile
Paniku për euron mbërrin në Tiranë
Energjia, Financat bien dakord në parim
Votohet kryesia e kompromiseve
“Microsoft” prezanton risitë për tregun shqiptar