Boks, Qato fiton me KO që në raundin e tretë ndaj Surman

Boksieri shiptar Kreshnik Qato, ka shënuar fitoren e 18 në karrierën e tij në përballjen me hungarezin Zoltan Surman, të cilin e mundi me Knockout që në raundin e tretë të ndeshjes. Surman mori goditje të fuqishme nga kampioni botëror shqiptar I peshave super të mesme në versionin WBF, i cili e tronditi kundërshtarin dhe dominoi në dy raundet e para të ndeshjes.
Fitorja e fundit e Qatos ishte e 13 rradhazi në karrierën e tij dhe e katërta me KO. Kreshnik Qato nuk humbet prej 4-vjetësh dhe në karrierë ka vetëm 6 humbje e asnjë barazim.
Në fund të ndeshjes boksieri shqiptar u shpreh në ringun londinez të mbushur me tifozerinë e zjarrtë shqiptare: " Fitoren ia dedikoj shqiptarëve në të gjithë botën".