E Diel, 1 Nëntor 2026

Mourinjo: Ky nuk është Interi i ëndrrave të mia

"Organika e ekipit nuk është ajo që unë ëndërroja dy muaj më parë. Do të thotë që objektivat do të jenë në përputhje edhe me skuadrën. Jemi të shumtë në skuadër, rreth 28-30 lojtarë, dhe kjo është problem. Dëshiroja një sulmues, një trekuartist, një mesfushor dhe një mbrojtës. Morëm Motën e Militon. Do të ishte ideale të kishim një fantazist dhe një mbrojtës qendre, por nuk mund të kemi 40 lojtarë në skuadër".

"Për Champions nuk jemi në të njëjtin nivel me 3 ose 4 squadra, por edhe mund të fitojmë". Gjithsesi unë nuk jam Harry Potter."

Arnautovic? "E njoh pak”. Ibra: "Nuk jam i surprizuar ta shoh sërish”. "Suazo? Është një lojtar ndryshe nga Milito, Balotelli e Ibra, por mendoj se mund të jetët i vlefshëm"."Quaresma për 3-4 vjet ka qenë lojtari më i mirë në Portugali dhe luante mirë edhe në Champions League e në Kombëtare. Pastaj njoh Quaresmën e Interit. Me largimin e Figos, është e rëndësishme t’i japim edhe një shans".

"Reali ka vrarë merkaton? Nuk mendoj ashtu, kush ka para vendos se çdo të bëjë me të.

"Merkato është e hapur deri në 31 gusht, por deri tani ka sjellë pak para në arkat e klubit dhe ky është realiteti. Po nuk pate para, nuk ke ç’të investosh dhe trajneri duhet të jetë pragmatist.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›