Boksierët nderojnë ‘Lah Nimanin’

Më 29 maj në Prishtinë do të mbahet turneu tradicional i boksit, ‘Lah Nimani’, i cili organizohet nga Federata e Boksit e Kosovës (FboxK), e mbështetur nga Departamenti i Sportit i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Sekretari i FboxK-së, Mehmet Bogujevci ka pohuar se janë kryer të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e këtij turneu, i cili organizohet për nderë të të ndjerit Lah Nimani, ish-trajnerit të famshëm kosovar.
“Turneun do ta nderojnë boksierë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Çekia, Kroacia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Pritet të vijnë edhe boksierë nga Kosova Lindore dhe Novi Pazari”, tha Bogujevci në një konferencë për media të mbajtur të martën në kryeqytet.
Në anën tjetër, selektori i përfaqësueses së Kosovës në boks, Xhevdet Peci pohoi se synim i tij mbetet krijimi i një reprezentacioni të fortë, pavarësisht që Kosova zbehtë është paraqitur deri më tani në garat e BoxingONE Championship.
“Jemi duke u përpjekur maksimalisht për ta bërë një ekip sa më cilësor. Kosova gjithmonë ka dëshmuar se ka talentë të shumtë në boks dhe me një punë e angazhim maksimal, sukseset nuk do të na mungojnë”, tha Peci. Turne ‘Lah Nimani’ do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve prej orës 15:00.