Kërkojnë respekt

Kompeticioni i madh i futbollit që do të mbahet në Afrikën e Jugut do të jetë i gjashti rresht që Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrin pjesë. Në vitin 2002, amerikanët kishin arritur deri në çerekfinale, ndërsa dështuan ta kalonin fazën e grupeve, katër vjet më vonë. Futbolli amerikan është në rritje, kështu që ata nuk shkojnë në Afrikë me flamur të bardhë.
Kualifikimi
Amerikanët e arritën një rekord prej 6 fitoresh, 2 humbjesh e 2 barazimesh, në kualifikimet e zonës CONCACAF, i cili u mjaftoi për të përfunduar i pari, nga gjashtë klubet pjesëmarrëse. Ata humbën në Kosta Rikë dhe Meksikë, por patën një të arritur pozitive në shtëpi 4-0-1, njëkohësisht një rekord i ri për amerikanët.
Pikët e forta
Atë që e shfaqi SHBA-ja gjatë kualifikimeve, por edhe në Kupën e Konfederatave, ishte një ekip kompakt, i shpejtë dhe i flaktë. Ata mund ta mposhtin çdokënd, përfshirë këtu edhe Spanjën. SHBA-ja ka një skuadër me disa emra të shquar, ndërsa zemra dhe dëshira e tyre do t’u ndihmojnë që të kenë një botëror të mirë.
Pikët e dobëta
Rastet e lëshuara në fazën ofanzive, konsiderohen si pikë e dobët e amerikanëve.
Sulmuesi Donovan është njëri prej lojtarëve që mund të shënojë më lehtë. Clint Dempsey është një tjetër, por mbetet të shihet nëse sulmuesi kryesor i Los Angeles Galaxy do të mund ta bajë barrën kryesore në këtë kompeticion.
Trajneri
Edhe pse i kritikuar për faktin se ishte më shumë konservator se që duhej, Bob Bradley e ka udhëhequr SHBA-në drejt rekordit prej 34 fitoresh, 16 barazimesh e 6 humbjesh, nga janari i vitit 2007. Në total, 87 futbollistë të ndryshëm e kanë shijuar të paktën një herë përfaqësuesen, nën drejtimin e Bradleyt. Tash, trajnerit amerikan i duhet një shfaqje e mirë në kompeticionin më të madh në botë të futbollit, për t’i shuar kritikat ndaj tij.
Yjet e ekipit
Tim Howard është njeri prej portierëve më të mirë të Premierligës, mbron në portën e SHBA-së. Portieri i Evertonit është vital dhe ka treguar se nuk mund të mposhtet lehtë. Në sulm, amerikanët e kanë garancinë e Landon Donovanit, që ka mesatare të golave për t’ia pasur lakmi. Edhe kapiteni Carlos Bocanegra, që luan në Francë te Stade Rennes, është një shtyllë e qendrës së mbrojtjes. Ai ka ditur të kombinohet mirë si me Jay DeMerit, ashtu dhe me Oguchi Onyewu.
Momenti më i mirë në histori
Pasi e shokoi Portugalinë në ndeshjen e parë të Botërorit 2002, SHBA-ja më pas e mposhti edhe Meksikën, për të kaluar në çerekfinale. Aty u takua me Gjermaninë, ku edhe u ndal, edhe pse pati paraqitje të shkëlqyeshme.
Objektivi në Botërorin 2010
Pas paraqitjeve zhgënjyese në Botërorin 2006, amerikanët kanë nevojë ta kalojnë fazën e grupeve, nëse kërkojnë respekt në futbollin ndërkombëtar. Çfarëdo rezultati tjetër do të shikohet si një mundësi tjetër e lëshuar për ta.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 73.0 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 36.0 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 17.3 %
Gjasat për të kaluar në finale: 6.5 %
Gjasat për të fituar titullin: 2.4 %