E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratti konfirmon largimin e Mourinhos


Presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka bërë publik lajmin se trajneri Jose Mourinho do të largohet nga kampioni i Evropës.

Dyshja kanë pasur një darkë mbrëmë me qëllim për të përcaktuar strategjinë e largimit të Mourinhos, pasi agjenti i tij duket se ka arritur marrëveshje me Real Madrid.

Pasi është larguar nga rezidenca e familjes Moratti, rreth orës 11:00 të mbrëmjes, Mourinho ka thënë: "E vetmja gjë që mund të them është se më ka pëlqyer shumë të ha darkë me Presidentin tim".

Pak më vonë, Moratti po ashtu ka bërë dalje dhe ka konfirmuar se portugezi do të largohet nga San Siro pas dy viteve të trofeshme.

"Lidhja jonë ka përfunduar. Tani do të shohim se çfarë duhet të bëhet", ka thënë Moratti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›