E Martë, 3 Nëntor 2026

Boksieri i njohur i shpëton atentatit në Shkodër, qëllohet me armë

Boksieri Arjon Kajoshi dyshohet se i ka shpëtuar një atentati të mundshëm mesditën e së shtunës në qytetin e Shkodrës.

Policia e Shkodrës njoftoi se i riu ndodhej brenda një automjeti “Land Rover” në lëvizje kur dyshohet se u qëllua me armë zjarri në drejtim të tij.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30 në lagjen “Partizani” dhe pronar i mjetit raportohet se është babai i boksierit, Sokol Kajoshi.

“Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve,” njoftoi Policia.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›