Bolero e nje piktoreje
Celet te merkuren ne galerine Edward Lear ne Berat ekspozita personale e piktores nga Kosova Miradije Ramiqi. Nen titullin Bolero ekspozita e artistes kosovare sjell per publikun shenjterimin e dhimbjes per lirine dhe dashurine dhembje te cilen artistja arrin ta ktheje ne norme artistike duke i perplotesuar fisnikeruar e idealizuar lirine dhe dashurine jo vetem si nocione ndjenjash por edhe si permbajtje artistike.
Per kritikun e artit piktorin dhe poetin Gani Bytyqi piktorja here zbret ne lashtesine ilire per tu kthyer me gjarprin e shtepise nen sqetull qe ate ta vere ne mbrojtje te truallit te vatres gjithandej ne mbrojtje te se liges cikli Arketipa Ilire here i kthehet drames se fundit te etnise se saj per ti dhene gjithe permasat e tragjikes e dhembjes qe ajo barti me vete cikli Rrugetimi fatal. Duke bere nje ekskursion vizual neper tablote e Miradije Ramiqit mund te konstatojme se ajo arrin te bashkoje ne menyre te perkryer dy pasionet e saj artistike pikturen dhe poezine. Derisa ne te paren pikturen ajo ben poetizimin e artit te piktures ne te dyten poezine artistja derdh tere koloritin dhe shkelqimin e magjise se ngjyrave te penelit te saj.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic