E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bolivi, festohet "Dita e Kafkave"

Banorët e La Paz, kryeqytetit të Bolivisë, kanë festuar ditën e dielë një ditë të shënuar për kulturën indigjene, Ditën e Kafkave. Siç i thonë në gjuhën indigjene, gjatë kësaj dite, bolivianët festuan Ditën e Natitas, ata morën disa forma kafkash të njerëzve të tyre më të afërt si edhe në publik ata u hodhën sipër kafkave kurore të shumta lulesh. Kafkat e njerëzve të vdekur gjatë gjithë vitit fshihen në një vend të sigurt ku nuk ka dritë.
Më pas ato dërgohen tek varrezat e qytetit si edhe ndiqen ritulet e përhershme që ka kjo festë e çuditshme. Dita e Kafkave është një ditë pas festës së Gjithë Shenjtorëve, e cila festohet kryesisht në vendet e krishtera të krahut katolik.
Me mijëra bolivianë e festojnë këtë ditë të shënuar. Sipas tyre kjo festë të mbron nga shpirtrat e këqinj si edhe i ndihmon ata që e nderojnë këtë festë për të arritur dëshirat e tyre në jetë.
"Unë i jam lutur kafkës së nënës sime që të zgjidhë problemet e mia financiare, shëndetësore dhe familjare dhe unë jam i sigurt që ajo do të më ndihmojë mua."- u shpreh Irma Paradës, një boliviane e cila kishte sjellë kafkën e mamasë së saj në varrezat e qytetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›