Bullgari, rrëmbimet kthehen në fenomen të zakonshëm
"Kjo është një veprimtari relativisht e re që për fat të keq është shumë në modë dhe që po merr përmasa të mëdha", bën të ditur drejtori i policisë kriminale në Bullgari, Anguel Antonov, cituar nga e përditshmja “24 tchassa”.
Policia vetëm këtë vit ka hetuar për 23 rrëmbime. Në vitin 2008, policia ka hetuar për 10 rrëmbime, tre prej të cilave kundrejt parave. Sipas kom,sarit Antonov, shuma mesatare e kërkuar është 600 000 euro.
Policia po kërkon aktualisht një të ri, djali i një sipërmarrësi të pasur nga Pravetzi, në perëndim, i rrëmbyer në prani të miqve të tij më 19 tetor në Sofje nga persona të maskuar.
Një fenomen tjetër i vënë në dukje nga autoritetet është shantazhi për rrëmbim. Disa biznesmenë janë kërcënuar me rrëmbimin e një anëtari të familjes nëse nuk japin një shumë të madhe që shkon nga 100 000 deri 600 000 euro.
Për të luftuar kundër kësaj vale kriminaliteti, qeveria propozoi javën e kaluar rritjen e dënimit për rrëmbimin në 30 vjet burg kundrejt 10 që është tani. Në rast rrethanash të rënda, si krim i përsëritur, tortura të viktimave apo kërkimi i një shume parash, qeveria kërkon vendosjen e masës burgim i përjetshëm.