Miliband, kandidati zyrtar për t'u zgjedhur president i BE-së
Ministri i jashtëm David Miliband është kandidati zyrtar i Britanisë së Madhe për presidencën e Bashkimit Europian. Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Gordon Brown. Brown kishte këmbëngulur deri në fund për kandidaturën e parardhësit të tij Toni Bler, por pas kundërshtimeve të forta të kundërshtarëve të tij politikë Brown ka vendosur që ministri i jashtëm, David Miliband të zërë vendin e Blair. Ndërkohë menjëherë pas zbardhjes së emrit të tij si kandidat zyrtar i Britanisë ss Madhe për kreun e ardhshëm të BE-së, David Miliband ka deklaruar se asnjëherë nuk ishte terhequr nga kandidimi por kishte qenë në pritje.
Por lëvizjet e para për postet në institucionet e reja të Unionit që do të krijohen sipas Traktatit të Lisbonës nuk janë ndërmarrë vetëm prej Britanisë së Madhe. Kështu kryeministri italian, Silvio Berluskoni gjatë takimit të liderve të 27-ës, organizuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel me rastin e përvjetorit të shembjes së Murit të Berlinit, ka propozuar në dikasterin e ministrit të jashtëm të Bashkimit Europian, Masimo D'Alemen.