E Diel, 1 Nëntor 2026

Bolivi qeveria terhiqet nga ligji anti-kokaine

Qeveria boliviane u terhoq nga nje ligj i miratuar pak kohe me pare i cili reduktonte nga shtate ne dy kilograme sasine e kokaines qe kultivuesit e saj mund te shisnin cdo muaj.

Ne ligj parashikohej gjithashtu edhe kalimi i kontrollit te shitjes se lendes narkotike nga pushteti lokal ne ate qendror.

Terheqja erdhi pas protestave masive qe cuan ne bllokimin e rruges kryesore qe lidh kryeqytetin La Paz me rajonin e Amazones rajoni kryesor i prodhimit te kokaines ne vend.

Nderkaq kreu i shoqates se kultivuesve te kokaines ne Bolivi tha se edhe pas terheqjes se qeverise protestat do te vazhdojne per te kundershtuar nje sere masash te tjera autoriteteve.

Ne Bolivi lejohet kultivimi i kokaines dhe qeveria vendase me masen e ndermarre synonte me shume kontroll per te parandaluar perfundimin e droges vendase ne duart e trafikanteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›