E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boll me sasi, tani erdhi koha për cilësi?!

Një këshilltar i kryeministrit Sali Berisha, që i jep mend atij për arsimin, por të cilit i del emri në çdo tender për furnizimin me libra shkollor, ka deklaruar se tani është momenti për cilësi në arsim. Bardhyl Musai është pronar i dy shtëpive botuese dhe në një konflikt të hapur interesi, u imponon drejtorive arsimore blerjen e librave të tij. Në një intervistë për një të përditshme, ia ka deklaruar çuditërisht se gjashtë vjet pasi kanë kthyer në han pa porta universitetet, është koha që të mendohet për cilësinë.  Sistemi ynë këto gjashtë vjet ka pësuar një rritje të shpejtë të numrit të studentëve dhe tani e gjithë vëmendja është përqendruar te cilësia, ka thënë ai.

Pasi kanë nxjerrë në rrugë një armatë të tërë, me diploma të marra nën dorë e mbi dorë, tani qeveria paska vendosur të mendojë për cilësinë në arsim. D.m.th ajo ushtri studentësh deri më tani kanë qenë numra. Por a e mendon ndonjëherë ky këshilltar dhe ky kryeministër se sa dëm i është bërë cilësisë në arsim deri më tani? A e dinë ata se do duhen vite e dekada për të rikthyer cilësinë? A e dinë ata se dëmi në arsim është vështirë i rikuperueshëm? Deri tani duket qartë se arsimi është bërë si procesi i ndërtimeve pa leje, kur në çdo cep të Shqipërisë u ndërtua pa asnjë kriter, e tani do na duhen dekada për të risjellë në terezi territorin, për të bërë investime e për ti urbanizuar ato zona.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›