Në fund të tetorit bota do ketë 7 miliard banorë
Pak më shumë se një dekadë më përpara, popullsia e botës shkoi në 6 miliard. Në fund të tetorit do të arrijë 7 miliard.
Pesë bebe lindin çdo sekondë dhe 78 milion njerëz i shtohen planetit çdo vit.
Popullsia e botës ishte më pak se 1 miliard në vitin 1800, 3 miliard në vitin 1960 dhe 6 miliard së fundmi në vitin 1999.
Në mes të shekullit popullsia do jetë 9 miliard, në vitin 2025 8 miliard. Ekspertët thonë se kjo do rrisë ndjeshëm varfërinë në botë. 1 miliard njerëz çdo ditë në punë janë të uritur.
1.8 miliard njerëz janë të rinj nga mosha 10 deri në 24 vjeç.
Ekspertët thonë se duhet që një çift të ketë 2.1 fëmijë për të mbajtur të qëndrueshme rritjen e popullsisë. Në Perëndim, numri ka rënë në 1.4 fëmijë që nga fundi i viteve 90.
