E Diel, 1 Nëntor 2026

BE e pranon: Shqipëria nuk është në GJENDJE të mbajë zgjedhje

Ky është një shkrim i botuar me të njëjtin titullin në agjencinë e lajmeve nga Brukseli, EurActiv.

Në një deklaratë të paprecedentë, Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, shprehën zhgënjim dje për dështimin e sistemit zgjedhor shqiptar, duke bërë thirrje me shpresë që të ndërmerren reforma të thella parlamentare.

Ashton dhe Fule shprehën keqardhje për prishjen e zgjedhjeve të fundit për kryebashkiak në Tiranë dhe përdorën fjalë të thjeshta e të pazakonta për të përçuar mesazhin se sistemi elektoral në Shqipëri ka nevojë për një reformë të plotë dhe urgjente.

Zgjedhjet në Tiranë nuk ishin të mira pasi ato treguan jashtë çdo dyshimi se kuadri zgjedhor duhet të reformohet, deklaruan zyrtarët e lartë të BE-së.

Në mesazhin e tyre të shkruar, Ashton dhe Fule u bënë thirrjeve autoriteteve shqiptare që të ndjekin rekomandimet e Komisionit të Venecias, një trupë e specializuar e Këshillit të Europës, e ngritur për të ofruar asistencë urgjente kushtetuese për Europën Qëndrore dhe Lindore.

Është koha që forcat politike në Shqipëri të kapërcejnë bllokimin politik dhe të rikthehen në një nivel dialogu që do të lejonte funksionimin e duhur të institucioneve kryesore demokratike, sidomos parlamentit, theksuan dy përfaqësuesit.

Zyrtarët e BE kanë denoncuar së fundmi mungesën e pjekurisë politike në Shqipëri, e cila zyrtarisht thotë se do të donte të merrte statusin e kandidatit të BE në fund të këtij viti.

Në një akt të paprecedent, presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, anuloi një udhëtim në Shqipëri në maj, duke dhënë sinjalin se durimi po humbet në BE.

Njerëz brenda BE shpresonin se suksesi i Kroacisë në mbylljen e negociatave të anëtarësimit do të shërbente si një moment për vrull për ata që shpresojnë anëtarësimin në Ballkanin Perëndimor. Megjtihatë, me përjashtim të Serbisë, aspirantët e rajonit për në BE duket se kanë ofruar më shumë zhgënjim se sukses së fundmi.

Shqipëria ka përjetuar një tranzicion të vështirë drejt demokracisë pjesërisht edhe për shkak se nën komunizëm, vendi ishte një autarki de facto, duke mos pasur thuajse asnjë kontakt me botën e jashtme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›