E Diel, 1 Nëntor 2026

Bollano I mundshem rikthim ne koalicion me Berishen

Marredheniet me Athinen dhe kryeministrin jane te privilegjuara

Vasil Bollano kreu i Omonia-s sinjalizon rikthimin ne koalicionin e djathte te kryesuar nga kryeministri Sali Berisha. Sipas tij marredheniet me Athinen zyrtare dhe kryeministrin Berisha jane te privilegjuara nga bashkepunimi i ndersjelle. Por per Vasil Bollanon kjo eshte nje arsye e forte qe nuk e perjashton kthimin ne koalicionin qeveritar. Ndoshta kthehemi ne koalicion me Berishen - u shpreh Bollano. Ai drejton Bashkine e Himares prej afro 10 vitesh dhe kjo nuk ia ka zbehur deshiren per te rikandiduar. Une jam kryetar ne pune e siper por patjeter me vizionet qe kemi nuk eshte e mjaftueshme qe ti implementojme por duhet edhe nje ose dy mandate te tjera per ti vene ne pune- thekson Bollano. Kreu i Bashkise se Himares komentoi dje edhe ngjarjen e 12 gushtit duke kerkuar polici minoritare dhe duke konfirmuar deklaratat per vrasje me sfond etnik. Kjo ceshtje i takon drejtesise por edhe te gjitha atyre qe ishin deshmitare okulare ne vendngjarje. shte detyre e pushtetit qendror per te zgjidhur problemet qe kemi si minoritet - deklaroi kreu i Bashkise se Himares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›