E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bollano: Janë dhunuar zyrat e "OMONIA"-s

Kryetari i "OMONIA-"s, Vasil Bollano ka pas vendimeve të Këshillit të Përgjithshëm të OMONIA-s, ku së pari kërkohej shkëputja nga PBDNJ.
Në një konferencë për shtyp ai ka deklaruar se një bandë qeveritare, të cilët ai i ka quajtur ilegjitimë, kanë shqyer me forcë derën e selisë së OMONIA-s.
"Zyrat e "Omonias" janë dhunuar dy herë që nga krijimi. Nga SHIK në '94 me në krye Gazidede dhe dje nga një bandë qeveritare e drejtuar nga zëvendësi i tij, Kosta Barka dhe ministri Spiro Ksera", tha ai. Sipas Bollanos OMONIA funksionon në interes të minoritetit grek dhe dënon ashpër veprime të tilla.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›