PS, të dhënat e para:Rama fiton me 93%

Komisioni i Zgjedhjeve i Partisë Socialiste të Shqipërisë ka bërë publike rezultatet pararaprake për zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste.
Sipas PS-së në zgjedhje morën pjesë rreth 56.000 anëtarë të PS- së ose mbi 65 %. "Për kandidatin Edi Rama kanë votuar rreth 51.000 anëtarë ose rreth 93% e antarëve pjesëmarrës në votim, ndërsa për kandidatin Maqo Lakrori kanë votuar rreth 3700 anëtarë ose rreth 6.7 % e pjesëmarrësve në këtë process", thuhet në deklaratën e Komisionit të Zgjedhjeve të PS-së.
PS njofton se nga të gjitha vëzhgimet dhe informacionet e ardhura pranë Komisionit të Zgjedhjeve të Partisë, është konstatuar se procesi është zhvilluar në normalitet të plotë dhe tërësisht në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Zgjedhjeve të PSSH-së.